Basha: Do t'ia nxjerr nga hunda çdo qindarkë që ju kanë vjedhur shqiptarëve

exit.al 21 Tetor 2020, 12:55

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të gjurmojë, konfiskojë dhe kthejë tek shqiptarët paratë e vjedhura përmes aferave korruptive. Në konferencën për shtyp, sot, Basha u shpreh se:

“Ligji antimafia do të do të gjurmojë paratë e të gjithëve që i kanë fshehur paratë e vjedhura shqiptarëve. Bëni kujdes sepse çdo kontratë do t’i nënshtrohet ligjit antimafia. Do t’i nxjerr pasuritë kudo ku i kanë futur, do tja nxjerrim nga hunda çdo qindarkë që ju kanë vjedhur shqiptarëve".

Basha i bëri thirrje SPAK të hetojë, dhe të mos bëhet palë me vjedhjen:

“Zotërinj të SPAK ju inkurajoni vjedhjen, bashkëpërgjegjës që shqiptarët të mos kenë masa lehtësuese të cilat kanë 3 javë e një ditë që i përsëris.

Sot është koha të hapni gojën dhe të tregoni se kur do ti kycni në pranga organizatën e strukturuar kriminale, për shkak të ët cilëvë shqipatërt nuk marrin dot ndihmë”.

Shpërndaje te miqtë