Basha akuzon Ramën: Siguruat shumë vonë vaksinën

exit.al 1 Janar 2021, 13:29

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se po shet si sukses dështimet e qeverisë së tij për të siguruar me vonesë vaksinën anti-Covid.

Në një postim në Twitter, Basha shkroi se qeveria ka siguruar me shumë vonesë vaksinat:

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.”

 

Shpërndaje te miqtë