Shqipëria do i dhurojë Kosovës vaksina për mjekët

exit.al 1 Janar 2021, 12:36

Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës doza të vaksinës anti-Covid, me qëllim vaksinimin e mjekëve. Kryeministri Rama, në një konferencë për shtyp ku lajmëroi se qeveria ka siguruar 500 mijë doza, tha se një pjesë e tyre do t’i jepet Kosovës, pasi ‘Shqipëria nuk mund ta lërë në baltë Kosovë’. Rama u shpreh:

“Kosovës do t'i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës.

I kam kërkuar ministres së shëndetësisë që të flasë me homologun në Kosovë.

Personeli shëndetësor atje do të ketë mundësinë të vaksinohet si të gjithë kolegët në Shqipëri."

Shpërndaje te miqtë