Nga 1 janari, nis fiskalizimi për bizneset që lëshojnë fatura për shtetin

exit.al 1 Janar 2021, 18:20

Nga 1 janari 2021, të gjitha bizneset që lëshojnë fatura për institucionet shtetërore dhe çdo ent publik, do të mund të lëshojnë vetëm fatura elektronike.

Ky është hapi i parë i sistemit të ri të fiskalizimit, një proces që qeveria Rama e ka njoftuar prej vitesh, po ende nuk e kishte realizuar.

Administrata tatimore ka njoftuar bizneset për këtë ndryshim.

Kalimi nga faturat e zakonshme tatimore drejt asaj elektronike, kërkon që bizneset të sigurojnë disa pajisje dhe kushte:

-Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, etj.);

-Zgjidhje software të ofruar nga një subjekt i certifikuar;

-Mirëmbajtës të certifikuar të zgjidhjes software-ike;

-Lidhje të pandërprerë me internet;

-Certifikatën elektronike për fiskalizimin, që merret pranë AKSHI-t.

Lidhur me softwaret e licensuara, Drejtoria e Tatimeve do të publikojë emrat e subjekteve që do të certifikohen të cilët do të kenë të drejtë të tregtojnë zgjidhje softëare-ike për fiskalzimin e faturës elektronike.

Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, reforma e fiskalizimit do të rrisë të ardhurat tatimore në buxhetin e shtetit me 15 për qind. Shpërndaje te miqtë