“Po i çon paratë te 10 oligarkë, po i çon te Klod Mërtiri i inceneratorëve, te Vilma Nushi, po i çon te 5-shja që ka marrë 2100 kontrata për ndërtimin e rrugëve në këto 7 vite.
Po i çon pra te oligarkët, të cilët ndërtojnë apo bëjnë sikur ndërtojnë rrugë dhe vepra publike me 5 fish çmimin e tregut, sepse atë pjesë që e marrin, e ndajnë me këtë qeveri, me këtë kryeministër.”
Basha këmbënguli tek premtimi që ka bërë prej kohësh, se në qeverinë e drejtuar prej tij, dhjetra koncesione korruptive do të anulohen dhe paratë do të përdoren për investimeve direkte publike që ndikojnë në jetën e qytetarëve. Shpërndaje te miqtë
