“Janë listat fleksibël që pak a shumë është propozimi që vjen nga Partia Socialiste, ku kanë zë paria dhe qytetarët, në teori.
Në praktikë, nga vendet që e përdorin këtë model, probabiliteti është jashtëzakonisht shumë i ulët që një kandidat edhe pse mund të ketë vota, të ndryshojë radhën e partisë.
Ndërsa propozimi që jep Partia Demokratike është me lista të hapura ku tërësisht renditjen e kandidatëve e ofrojnë qytetarët.
Një problem që mund të ketë është fakti që qytetari ka një zgjedhje dhe përmasat e rajoneve janë të ndryshme.
Në modelet e listave të hapura, është se mbizotërojnë personat shumë politikë, që mund të jenë drejtuesit e partisë dhe me raste, personat shumë të fuqishëm lokalisht.”
Çeka parashikoi se me të dy modelet, përbërja e parlamentit nga zgjedhjet e 2021-it mund të jetë zhgënjyese për qytetarët:“Nesër ne parlament qytetarët do të kenë një lloj zhgënjim sepse nëse zbatohet formula e PS-së do të ketë me gjasa 1 ose 2 deputetë që mund të ndryshojnë radhitjen e partisë, ndërsa me formulën e PD-së do të kemi superdeputetë që janë zgedhur me 60-70 mijë vota dhe gati gjysëmn e parlamentit të zgjedhur me 500-600 vota.”
Shpërndaje te miqtë
