Basha akuza Ramës: Qytetarët në ujë, ministrat darkojnë me 1 mijë euro biftek

exit.al 12 Janar 2021, 11:04

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama i ka lënë qytetarët në ujë ndërsa ministrat e tij darkojnë me fatura të kripura. Në një deklaratë për mediat, ai pohoi se ministrat e Ramës kanë darkuar në një nga lokale më të shtrenjta në botë, ku 1 mijë euro kushton një biftek.

“Dy ditë më parë u bë publike se si kur e gjithë Shqipëria ishte e përmbytur, kur mijëra familje ishin në ujë e mijëra të tjera janë në çadra, ministrat e Ramës po darkonin në restorantit më të shtrenjtë. 1 mijë dollarë bifteku.”

Basha shtoi se një ditë më parë u publikua dhe një raport, i cili tregon se si është shumëfishuar pasuria e Ramës dhe anëtarëve të qeverisë së tij. Ai theksoi se Rama ka harruar misionin e qeverisë dhe se qytetarët kanë nevojë për ndryshim. “Është koha për këtë ndryshim dhe ndryshimin do ta sjellim ne”,përfundoi Basha. Shpërndaje te miqtë