50 epidemiologë pritet të vaksinohen sot

exit.al 12 Janar 2021, 10:40

Të martën do të jetë dita e dytë e vaksinimit kundër Covid-19 në vend.

Sipas BalkanWeb do të vaksinohen 50 epidemiologë.

Të hënën nisi vaksinimi kundër Covid-19 në vend. Të parët u vaksinuan shefja e Infektivit Najada Çomo, mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.

Gjithashtu u vaksinua dhe kryeministri Edi Rama.

Gjithsej të hënën u vaksinuan 50 mjekë dhe infermierë.

Shpërndaje te miqtë