Basha akuza Ramës: Po largon vëmendjen nga keqmenaxhimi i situatës përmes lojërave politike

exit.al 13 Korrik 2020, 12:24

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po largon vëmendjen nga keqmenaxhimi i situatës së pandemisë, nëpërmjet lojërave politike.

Në një postim në Facebook, Basha mbas takimit me punonjës të një fasonerie në Kombinat shkruan:

"Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre."

Ai pohoi se PD po punon për të nxjerrë nga kriza bizneset dhe të shpëtojë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve.

"Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur Ramavirusi."

Shpërndaje te miqtë