OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar

exit.al 13 Korrik 2020, 11:14

Operacioni Forca e ligjit i ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër personave, në Tiranë dhe në Kavajë, të dënuar për trafik droge dhe vrasje.

Personat që duhet të plotësojnë formularin janë Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar vrasje; Eduart Sallaku, Arian Begaj dhe Ermal Lusha të dënuar për trafik droge.

Ata duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve, dhe më pas do të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Shpërndaje te miqtë