Rritet numri i të sëmurëve rëndë në spitalin Infektiv

exit.al 13 Korrik 2020, 12:26

Në spitalin infektiv është rritur numri i të sëmurëve në moshë të re me simptoma të rënda. “Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja”, shkruan Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu në një postim në Facebook. Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të vendosin maska, të mbajë distancë dhe të ruajnë higjenën personale. Ajo theksoi se qytetarët duhet të shmangin e grumbullimeve në stacionet e autobuzit:

“Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik”.

Më 13 korrik u regjistruan 117 raste të reja dhe 2 viktima me Covid-19. Shpërndaje te miqtë