Banka e Shqipërisë heq komisionet për veprimet bankare online

exit.al 10 Prill 2020, 16:28

Banka e Shqipërisë ka hequr komisionet për të gjitha veprimet bankare online në lek, duke nisur nga data 10 prill.

Vendimi u njoftua ditën e martë. Ai ka për qëllim lehtësimin e klientëve për kryerjen e pagesave dhe eleminimin e radhëve të pritjes.

Banka e Shqipërisë, gjithashtu ka vendosur që fitimi vjetor i bankave të mos merret nga pronarët e bankës.