“Propozimet ligjore parashikojnë dënime tejet të ashpra që shkojnë deri në 15 vite burg dhe cenojnë dinjitetin njerëzor, në kushtet kur shumica dërrmuese e shtetasve shqiptarë janë kufizuar nga liria e lëvizjes dhe po qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre.
Këto dënime janë jopropocionale, pasi çdo dënim duhet të jetë në një raport të drejtë me rrezikshmërinë e veprës penale dhe me shkallën e fajit të autorit,”
Për këtë organizatat kërkojnë që Kuvendi të mos i miratojë propozimet. Organizatat e shoqërisë civile kanë kundërshtuar shpesh propozime ligjore të qeverisë. Ligji për mediat on-line (paketa anti-shpifje) apo për luftimin e krimit të organizuar (paketa anti-KÇK) janë disa nga nismat më të kritikuara. Në një kohë kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, qeveria ka treguar moskokëçarje dhe i ka miratuar ato. Aktualisht dy nismat ligjore janë kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Ilir Meta, ndërsa për paketën anti-shpifje BE ka ushtruar trysni që propozimet të rishikohen.
