“Së pari, duhet parë se çfarë ndikimi ato kanë në borxhin publik? Së dyti, duhet parë nëse ofrimi i shërbimeve është ai i duhuri dhe ndarja e rreziqeve midis sektorit privat dhe publik është ai i duhuri sepse siç është vënë re dhe nga e kaluara në Shqipëri jo të gjithë PPP-të kanë rezultuar të suksekshme”, deklaroi Hilda Shijaku, përfaqësuesja e BB në Shqipëri, sot gjatë prezantimit të raportit të 13-të ekonomik rajonal.
Maryam Salim, menaxherja e Bankës Botërore për Shqipërinë, theksoi rëndësinë e transparencës që qeveria duhet të tregojë:“Është e rëndësishme që të sigurohemi, siç është rasti i Shqipërisë, të fuqizojmë transparencën dhe kuadrin rregullator për menaxhimin e PPP-ve.
Duhet fuqizuar mënyra si vlerësohen PPP-të, si merren vendimet se cilat investime të bëhen me PPP.”
Edhe më herët Banka Botërore ka shfaqur dyshime dhe kritika për projektin e Qeverisë Rama “1 miliardë dollarë” investime me PPP në infrastrukturë. Ekspertët e BB-së për Shqipërinë kanë rekomanduar në mënyrë të vazhdueshme që projektit “1 miliardë dollarë me PPP” t’i bëhet një analizë e qartë dhe transparente për të parë përfitimet e vendit dhe qytetarëve. Fondi Monetar Ndërkombëtar, po ashtu, ka kritikuar ashpër Qeverinë Rama për përdorimin e partneriteteve publike-private. Shpërndaje te miqtë
