Balla shmang debatet për shkelje të ligjit, kërkon votim për kandidatin e vetëm për Kushtetuesen

exit.al 17 Dhjetor 2020, 12:04

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar deputetëve të votojnë pa debat kandidaturën e ardhur në seancë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.

Balla e quan pa kuptim debatin parlamentar mbi vlefshmërinë e kësaj kandidature, pasi kjo sipas tij është shteruar në komisoinin e ligjeve.

Ky i fundit mori në shqyrtim dhe dërgoi në seancë për votim listën e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Por lista KED propozonte vetëm një kandidat për Gjykatën Kushtetuese, nga të paktën tre për çdo post vakant që kërkon ligji.

Shpërndaje te miqtë