Balla, respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit për ngritjen e KQZ-së

exit.al 31 Gusht 2020, 15:05

Shumica socialiste do të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit për ngritjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, në një komunikim për median për përgatitjen e Asamblesë së socialistëve. Balla theksoi se ndryshimet kushtetuese do të zbatohen dhe do të përkthehen në Kodin Zgjedhor. Ai i bëri thirrje qytetarëve profesionistë të aplikojnë për pozicionin e Kryekomisionerit të KQZ-së:

“Njerëz me eksperiencë që deri më 18 shtarot mund të dorëzojnë dokumentat për kryekomisionerin e KQZ, zëvendëskryekomisioneri i takon opozitës”.

Balla mohoi pasjen e një marrëveshje për detin mes qeverisë shqiptare dhe greke për faljen e detit. Ndërsa, për sezonin e ri parlamentar Balla tha se për ligjin e medias do të vazhdojnë komunikimet me instituconet e huaja, deri në plotësimin e ligjit. Madje ai tregoi se shumica socialiste ka plan të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të Radio Televizionit Shqiptar. Kujtojmë se në fillim të shtatorit PS ka thirrur mbledhjen e Asamblesë per tu përgatitur për zgjedhjet e 2021. Në media, gjithashtu kanë qarkulluar lajme se Kryeministri Rama do të bëjë ndryshime në qeveri. Shpërndaje te miqtë