Policia arreston një person, transportonte emigrantë të paligjshëm

exit.al 31 Gusht 2020, 15:35

Policia arrestoi sot një person pasi po transportonte drejt Tiranës 27 emigrantë të paligjshëm.

Sipas të dhënave drejtuesi i mjetit ka udhëtuar nga Bilishti drejt Pogradecit për të arritur drejt Tiranës.

Emigrantët kryeshisht ishin me origjinë kurde, algjeriane, marokene dhe vetëm pak prej tyre siriane.

Shpërndaje te miqtë