Avokatët kërkesë KLGJ për zhvillimin e seancave gjyqësore me praninë e palëve

exit.al 31 Gusht 2020, 15:56

Shoqata e Avokatëve i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor që seancat gjyqësore të zhvillohen me pjesmarrjen e publikut, pra të jenë të hapura. Përfaqësuesi i kësaj shoqate, avokati Saimir Vishaj theksoi se zhvillimi i seancave pa praninë e të paktën familjarëve të të pandehurve, i bën ato të pavlefshëm sipas ligjit.

“Shoqata e Avokatëve  Penaliste  të  Shqipërisë  kërkon nga KLGJ dhe gjykatat për seancat gjyqësore ( themelin) zbatimin e nenit 399 te Kodi të Procedurës Penale, veçanërisht për familjarët e të pandehurëve ( prindërit, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesja, fëmijët e të pandehurit,vëllai,motra.”

Për shkak të pandemisë, KLGJ vendosi që seancat gjyqësore të zhvilloheshin pa praninë e palëve në gjykim. Shpërndaje te miqtë