Kryeministri Avdullah Hoti shërohet nga Covid-19

exit.al 19 Gusht 2020, 13:49

Kryeministri i Kosovës Avdullh Hoti lajmëroi të mërkurën se është shëruar nga Covid-19. Përmes një mesazhi në Facebook, Hoti sqaroi se i është rikthyer punës:

“Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.”

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë masat anti-Covid pasi virusi është një rrezik real për këdo. Avdullh Hoti rezultoi i infektuar me Covid-19 në fillim të gushtit. Shpërndaje te miqtë