Automjeti përplas dy këmbësor në Tiranë

exit.al 26 Maj 2021, 19:06

Një automjet ka dal jashtë rrugës të mërkurën pasdite, duke aksidentuar dy këmbësorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17.10, në ish Misto-Mame, kur shtetasi Sh. T., 56 vjeç, humbi kontrollin e mjetit.

Dy personat e aksidentuar L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se po hetohen rrethanat e ngjarjes.