“Nuk negociojnë për territor, nuk devijojnë nga rendi kushtetues e nuk prishin karakterin unitar të Kosovës, secila marrëveshje që përfundon në njohje të ndërsjellë, njohje nga vendet e BE-së e anëtarësim në NATO, është e pranueshme për ne”.
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës Ardhëmëria për Kosovën, AAK u shpreh se”“Pa praninë e SHBA-ve në dialog prishet balanca e interesave të Kosovës në dialog. Kërkojmë një emisar amerikan të pranishëm në dialog. Ardhmja e dialogut duhet të bëhet sipas Kushtetutës së vendit”.
Haradinaj në një dalje për median, kritikoi deklaratat e Kurtit për dënimin e kriminelëve të Luftës në rajon:“UÇK ka sjell lirinë e Kosova nuk barazohet me rajonin për krime luftë, dhe qendrimi se Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës është i padrejtë.
Ushtria e Kosovës ëshë e demilitarizuar. Serbia ka nevojë të heqë kriminelët e luftës dhe të demilitatizohet. Lufta është nderi jonë.
Kryeministri duhet ti kërkoj Serbisë të dënoj krimenelët e luftës”.
Ndërsa Enver Hoxhaj, PDK, u shpreh se:“Kurti është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve”.
