Asnjë viktimë dhe 18 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 28 Maj 2021, 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 1 886mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 18 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 102 519 raste.

Mbeten 2 593 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 354 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 242 pacientë kanë humbur jetën.