Asnjë i infektuar me Covid-19 në Pekin

exit.al 7 Korrik 2020, 09:00

Kina ka raportuar tetë raste të reja dhe asnjë viktimë me koronavirus me 6 korrik, nga katër raste, një ditë më parë, raporton Reuters. Të gjitha infeksionet e reja janë raste të importuara nga jashtë,  pkryesisht udhëtarët që hyjnë nga vende e tjera.

Ndërsa, kryeqyteti i Kinës, Pekini raportoi zero raste të reja, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në një deklaratë ditën e martën.

Kina raportoi gjithashtu 15 raste të reja me koronavirus asimptomatikë, gjatë 11 ditëve të fundit.

Kina ka regjistruar 83 565 raste të infektuar, dhe 4 634 viktima, që prej fillimit të pandemisë në fund të dhjetorit 2019.

Shpërndaje te miqtë