"Së bashku me grupin PPE në Parlamentin Europian, përgëzojmë partitë në Këshillin Politik të Shqipërisë, të cilat pas akordimit të 5 qershorit, ranë dakord për paketën e ndryshimeve zgjedhore. Duhet të vijojë zbatimi i mirëfilltë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe bashkiake të Kodit Zgjedhor të reformuar.
Këshilli Europian në muajin mars i kërkoi Shqipërisë të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019. Fakti që qeveritë vendore në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, bie në kundërshtim me nocionin themelor të një demokracie pluraliste."
Gahler theksoi se duhet te zbatohen rekomandimet e Venecias në lidhje me ligjin e medias dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe të nisi hetim mbi dosjet e blerjes së votave."Opinionet e publikuara së fundmi të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymën dhe qëllimin e tyre për të korrigjuar devijimet e hershme dhe për të ecur përpara. Gjithashtu duhet nisur procedimi penal lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara përfshirë edhe ato në dosjet 184 dhe 339."
Shpërndaje te miqtë
