“Ju siguroj se shtetet e Bashkuara do ta ndalojnë dhe atë.”
Pompeo shtoi se njerëzit duhet ta shkarkojnë dhe përdorin aplikacionin vetëm "nëse duan që të dhënat private të tyre të jenë në duart e Partisë Komuniste Kineze". Një zëdhënës i TikTok-ut, pas komenteve të Pompeos, deklaroi:"TikTok-u drejtohet nga një Drejtor i Përgjithshëm Amerikan, ka me qindra të punësuar dhe drejtues kryesorë për sigurinë, produktet dhe politikën publike këtu në SH.B.A.
Ne nuk kemi përparësi më të madhe sesa promovimi i një përvoje të sigurt për përdoruesit tanë. Ne kurrë nuk kemi siguruar të dhëna të përdoruesve për qeverinë kineze, as nuk do ta bënim këtë nëse na kërkohet."
Deklaratat e Pompeos vijnë në një periudhë tensionesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, në disa fusha përfshirë sigurinë kombëtare, tregtinë dhe teknologjinë. TikToku është në pronësi të startupit ByteDance, me bazë në Pekin. Ata janë kritikuar në mënyrë të vazhdueshme se përbëjnë rrezik për sigurinë amerikane për shkak të lidhjeve me Kinës. Amerika pretendon se kompania mund të detyrohet të "mbështesë dhe bashkëpunojë me Shërbimet Sekrete të kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze". Shpërndaje te miqtë
