Astma nuk ndikon në përkeqësimin e Covid-19

exit.al 7 Korrik 2020, 15:39

Sëmundja e astmës nuk rrit rrezikun e një të infektuari me Covid-19, dhe as nuk ndikon në agresivitetin e virusit, sipas një studimi të Institutit Rutgers, të Universitetit të New Jerseyt.

“Mosha e mëdha dhe sëmundjet kardiake, tensioni i lartë, sëmundjet kronike të mushkrisë, diabetikët dhe obesiteti janë faktorë risku për zhvillimin e Covid-19”, tha drejtori i Institutit Rutgers për Mjekësinë dhe Shkencën.

“Njerëzit e prekur nga astma — nuk preken më rëndë se të tjerët nga Covid-19. Ka shumë pak të dhëna për këtë përfundim, nuk dihet nëse është fiziologjike apo rezultat i ilaçeve të marra për të menaxhuar inflamacionin”, shtoi drejtori i Rutgers.

Shpërndaje te miqtë