Arrestohet shqiptaro-amerikani Martin Shkreli

exit.al 17 Dhjetor 2015, 13:46

Sipërmarrësi i farmaceutikës Martin Shkreli u arrestua sot për mashtrim financiarë me kompaninë farmaceutike Retrophin Inc dhe një fond investimesh të krijuara nga vetë ai. Zoti Shkreli në shtator të këtij viti, rriti çmimin e ilacin Daraprim, të nevojshëm për kurimin e HIV- AIDS me 5000%. Veprim i cili shkaktoi reagime në mbarë botën.

Aktualisht ai mban postin  e drejtorit ekzekutiv në firmën farmaceutike Turing Pharmaceuticals.