Arrestohet një polic i 'Shqiponja'-ve për shpërndarje kokaine

exit.al 13 Qershor 2021, 10:00

Një polic i focave “Shqiponja” në Sarandë është arrestuar pasi akuzohet se shpërndante kokainë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) njofton se polici 38-vjeçar shpërndante kokainë në lokalet e natës në Sarandë.

Në momentin e arrestimit policit iu gjetën 5 gramë kokainë e ndarë në doza gati për tu shitur ndërsa nga kontrolli në banesë u gjetën edhe 165 gram të tjera.