Arrestohet një person për ngacmim seksual me të mitur

exit.al 19 Maj 2021, 12:14

Një 55 vjeçar u arrestua në Berat për ngacmim seksual ndaj një të miture, 13 vjeç. Policia njoftoi se personi A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, u arrestua pas kallëzimit të një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Ky ështe rasti i dytë brenda 24 orëve. Të martën 5 persona u arrestuan për abuzim seksual me dhunë me një të mitur.