Arrestohet një 56-vjeçar, dyshime se abuzoi me një 33-vjeçare me probleme mendore

exit.al 27 Korrik 2020, 14:15

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 33-vjeçare me probleme mendore.

Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur.

Sipas njoftimit të policisë, gruaja është 8-muajshe shtatzënë.

Prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet për rastin.

Shpërndaje te miqtë