"Arsyeja e mosshkarkimit të Metës sot është se ne besojmë në ndarjen e pushteteve. Këto shkelje jo domosdoshmërisht çojnë në shkarkimin e presidentit."
Të hënën, kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 17 vota kundra, raportin e komisionit hetimor që rekomandonte mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Shpërndaje te miqtëBalla: Meta vetë e di që ka shkelur kushtetutën, ne respektojmë Venecian
Kreu i grupit parlamantar socialist Taulant Balla tha se pavarësisht shkeljeve të kushtetutës që presidenti Meta ka bërë, PS nuk e shkarkon atë pasi respekton rekomandimin e Komisionit të Venecias.
Duke folur në parlament Balla tha se raporti i komisioni hetimor vërtetoi atë që PS ka thënë prej kohësh, se presidenti ka kryer shkelje kur anuloi zgjedhjet dhe nuk zbatoi detyrimet kushtetuese për emërimet në kushtetuese. Madje sipas tij, 'as vetë Meta s’ka pas dyshim se ka shkel Kushtetutën.'
Por Balla tha se:
Të sugjeruara
Meta përshëndet pjesëmarrësit në maratonën e Rrugës së Arbrit
27 Korrik 2020, 13:40Murrizi, komisioni hetimor kundra Metës u ngrit për propagandë
27 Korrik 2020, 12:45Kuvendi miraton me 78 pro mos shkarkimin e Metës
27 Korrik 2020, 13:22
Shtatë fjalët që pushteti nuk i lidh dot
24 Tetor 2026, 17:18
