Policia gjobit 8 lokale për mbajtjen e muzikës së lartë pas orës 20:00

exit.al 27 Korrik 2020, 14:06

8 lokale janë gjobitur gjatë ditës së sotme për shkak të mbajtjes së  muzikës së lartë  pas orës 20:00.

Lajmin e bëri të ditur policia e shtetit.

Sipas njoftimit, janë gjobitur me 1 milionë lekë 4 lokale në Lezhë, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Policia i bën thirrje të gjithë lokaleve të respektojnë rregullat e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë