Arrestohet një 40 vjeçar, akuzohet për trafik droge

exit.al 16 Dhjetor 2020, 10:59

Policia arrestoi një 40 vjeçar nga Elbasani për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimi zyrtar, policia shprehet se në banesën e tikj u gjetën 41 gramë lëndë narkotike heroinë, 18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të zbuluar të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Shpërndaje te miqtë