Arrestohet një 30-vjeçar në kërkim në Itali për trafik droge

exit.al 26 Nëntor 2020, 09:37

Policia e Shtetit njoftoi të enjten se ka arrestuar në Vlorë një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Policisë, personi G. K., 30 vjeç, banues në Orikum ishte dënuar nga Gjykata e Messinas, Itali, për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, bënë me dije policia.