Bie numri i infeksioneve në Francë, jep rezultat karantina

exit.al 24 Nëntor 2020, 19:30

Numri i infeksoneve të reja dhe numri i pacientëve në spitale ra për herë të parë në Francë pas karantinës kombëtare 4 javore. Të martën, në vend u raportuan 9,155 raste ët reja, në krahasim me 45, 522 të raportuar një javë më parë.

Numri i personave në spitalet kovid ka rënë në 859 për herë të parë që pas 30 tetorit. Presidenti francez Macron pritet t’i drejtohet vendit për lehtësimin e masave pas rënies së numrave.

Franca ishte një ndër vendet evropiane që u godit më shumë nga vala e dytë.