Sicilia kërkon mjekë nga Kuba

exit.al 25 Nëntor 2020, 20:30

Spitalet në Siçili i kanë kërkuar Kubës që të dërgojë rreth 60 mjekë dhe infermier, pasi spitalet po luftojnë me mungesën e personelit mjekësor gjatë valës së dytë të infektimeve.

Kërkesa u depozitua këtë javë në ambasadën italiane në Kubë. Ata kërkojnë reanimator, infermierë, anestezistë, virologë dhe pneumologë, ka raportuar gazeta italiane la Repubblica.

Më 4 nëntor, Roma e caktoi Siçilinë si një "zonë portokalli", me rrezik të lartë, kryesisht për shkak të mungesës së pajisjeve shëndetësore dhe shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.

Të hënën, qeveria e Italisë kërkoi nga inspektorët shëndetësorë të hetojnë nëse Siçilia u përpoq të shmangte hyrjen në zonën e kuqe me rrezik të lartë ngjitje duke fryrë numrat e shtretërve të reanimacion.

Të martën pati edhe 48 vdekje të tjera në Siçili; numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.