Arrestohet në Itali një shqiptar me 450 kg marijuanë

exit.al 20 Janar 2016, 17:36

Të martën, në Portin e Brindizit- Itali, Perlat Çarçani, 47 vjeç u arrestua për trafik të lëndëve narkotike. Ai transportonte në furgonin e tij privat, 450 kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Sipas burimeve të policisë, në automjet janë gjendur instrumente e vegla të përdorura për fshehjen e marijuanës.