Arrestohet aktivisti kryesor kinez kundër qeverisë

exit.al 24 Shtator 2020, 11:37

Aktivisti kinez Joshua Wong u arrestua të enjten për protestën pro demokacisë në vitin 2019, tha avokati I tij, në një postim në Twitter, sipas AFP.

Ai është aktivisti më i njohur i vendit për kritikat ndaj qeverisë dhe ligjit të miratuar nga qeveria kineze për rregullat e reja të sigurisë kombëtare.

Wong akuzohet për organizim të protestive të paligjshme, kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar përdorimin e maskave të fytyrë përpara se të niste pandemia.