Në tetor do të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në vend

exit.al 23 Shtator 2020, 21:15

Në tetor pritet të rritet numri i rasteve të të infektuarve me Covid-19, shpjegoi shefi i Urgjencës Kombëtare Skendër Brataj për Top Channel.

Ai sqaroi se numri i ulët i infeksioneve është si pasojë e rënies së forcës së virusit për të infektuar ka rënë po dhe simptomat e tij janë më të lehta.

Ai bëri thirrje për “shtim të kujdesit në mes të muajit tetor kur pritet të kemi rritje të numrit të infektuarve, pasi temperaturat e ulëta favorizojnë virusin”.

“Tanimë në shumë raste kontaktet e një personi me Covid rezultojnë negativ”, përfundoi Brataj.