Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

exit.al 23 Shtator 2020, 20:01

Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri e planifikuar për këtë të premte, 25 shtator u shty për në 2 tetor.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook lajmëroi se takimi do të mbahet më 2 tetor. Takimi i parashikuar për të premten u shty për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, sqaroi Kryeministri kosovar.