Aksident autmobilistik/ 32 vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

exit.al 24 Shtator 2020, 10:45

Një 32 vjeçar u plagos rëndë në një aksident automobilistik në rrugën Buqizë–Peshkopi në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh, teksa po udhëtonte me motor.

I plagosuri u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia po heton për shkakun e aksidentit.