Arrestohet agjenti i shërbimeve sekrete për bashkëpunim me organizata kriminale

exit.al 21 Janar 2016, 22:40

Sot, policia arrestoi agjentit e Shërbimit Infromativ Shtetëror, Florian Bushi, për bashkëpunim me banda kriminale.

Ai akuzohet për dhënie informacioni me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, gjatë atentatit të ndodhur më 7 janar, në Mbrostar të Fierit.

Mesazhet dhe telefonatat të cilat vërtetojnë implikimin e tij janë gjendur në telefonin e të arrestuarit për këtë atentat, Ilir Memushaj.

Zoti Bushi është vëllai i avokatit të Partisë Socialiste në KQZ, Eno Bushi.