Mos ulërini më - Në kujtim të viktimave të 21 Janarit

exit.al 21 Janar 2016, 14:02

Mjaft i vratë të vdekurit,

mos ulërini më, mos ulërini

në doni ende t’i mbani vesh,

në shpresoni të mos shuheni.

 

Pëshpërisin nëpër dhëmbë,

s'pipëtijnë

as sa bari që rritet

i harlisur aty ku këmbë njeriu s’shkel.