Arrestohet 45-vjeçari, po transportonte 4 emigrantë

exit.al 25 Nëntor 2020, 17:00

Policia ka arrestuar, të mërkurën, një 45-vjeçar, i cili po transportonte katër emigrantë të paligjshëm.

Në këmbim të një pagese, 45-vjeçari i kishte premtuar emigrantëve nga Lindja e Mesme, kalimin në një nga pikat kufitare të veriut të vendit. Qëllimi i emigrantëve ishte arritja në një vend të Bashkimit Europian.

Hetimet për 45-vjeçarin po kryhen nga prokuroria e Tiranës.

Shpërndaje te miqtë