Përditësim 25 nëntor: 644 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19

exit.al 25 Nëntor 2020, 16:33

644 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 34,944.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona:4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 644

Të shëruar ne 24 orë 365

Të shtruar në spitale 461

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2.137

Testime totale 179.842

Raste pozitive 34.944

Raste të shëruara 17.031

Raste Aktive 17.170

Humbje jete 743

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8867

Fier 1373

Durrës 1252

Korçë 955

Shkodër 867

Vlorë 833

Elbasan 810

Lezhë 678

Berat 508

Gjirokaster 493

Kukës 375

Dibër 159

Shpërndaje te miqtë