Arrestohet juristi i Kadastrës Vlorë, akuzohet për falsifikim dokumentesh

exit.al 25 Nëntor 2020, 16:20

Policia e Vlorës ka arrestuar të mërkurën juristin H.SH. në Kadastrën e Vlorës, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Dyshohet se ai ka falsifikuar dokumentet për një banesë në Vlorë.

Prokuroria po e hetonte juristin prej më shumë se një viti.

Gjykata e Vlorës ka dhënë për të masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

Shpërndaje te miqtë