PD kërkon shkarkimin e zëvendës ministres Mira Rakacolli

exit.al 21 Janar 2021, 13:58

Partia Demokratike ka reaguar për pjesmarrjen e zëvendësministres Mira Rakacolli në një takim elektoral.

Përmes një postimi në Faceebook, Bardh Spahia shkruan se Rakacolli shkeli ligjin por në ndryshim nga qytetarët ajo nuk u gjobit. Ai kërkoi shkarkimin e saj.

Ai shtoi se deputetja Elona Gjebrea fshiu foton menjëherë pasi "i nxorri bojën vetes"

Spahia shkruan se pas 25 prillit çdo gjë do të ndryshojë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli mori pjesë në një takim elektoral të Partisë Socialiste, mbrëmjen e së mërkurës, në shkelje të ligjit dhe protokolleve të pandemisë.

Nga fotot duket qartë se në sallë kanë qenë të grumbulluar mbi 10 persona, shkelje e masave shtrenguese të propozuara nga komiteti që drejton Rakacolli.

Shpërndaje te miqtë