Arrestohet 18-vjeçari, shantazhonte të dashurën me foto e video

exit.al 22 Shtator 2020, 10:51

Policia e Tiranës arrestoi, të martën, një 18 vjeçar A.K., dhe shpalli në kërkim kushuririn e tij, pasi akuzohen se shantazhonin një vajzë me foto dhe video personale të sajat.

Vajza e shantazhuar ishte e dashur e 18 vjeçarit. Ky i fundit i kishte kërkuar asaj para që të mos i publikonte fotot dhe videot e saj personale në internet.

Pas denoncimit në polici, vajza i ka kërkuar takim 18-vjeçarit për t’i dhënë paratë. Gjatë takimit, policia e ka arrestuar atë.

Tani mbi të dhe kushuririn e tij, shpallur në kërkim, rëndon akuza e shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje te miqtë