Arrest me burg për Arbër Kotajn, vrau me thikë një person në Durrës

exit.al 22 Shtator 2020, 10:10

Gjykata e Durrësit vendosi të martën masën e sigurisë 'arrest me burg' për Arbër Kotajn, i akuzuar për vrasjen e Idajet Dullës, në 19 shtator, në Durrës.

Kotaj akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ai e vrau Dullën duke goditur me thikë në zemër, pas një sherri të çastit.

Gjatë seancën gjyqësore, Kotaj ka trguar pendim dhe i ka kërkuar ndjesë familjes së viktimës.

Shpërndaje te miqtë