Mbyllet prokuroria e Tiranës për publikun për 15 ditë

exit.al 22 Shtator 2020, 10:27

Prokuroria e Tiranës do të mbyllet për 15 ditë për publikun. Në institucion do të lejohen vetëm punonjësit e administratës. Burime nga prokuroria konfirmuan lajmin për Exit News.

Vendimi u morr pasi të enjten (17 shtator) tre prokurorë u identifikuan të infektuar me Covid-19.

Shpërndaje te miqtë